Thursday, December 27, 2012

Vajza e djegur me acid, fiton show-n milioner (Pamje të rënda)

Një vajzë, fytyra e të cilës është shkrirë nga një sulm me acid, nga një admirues i saj, ka fituar çmimin e “Kush do të bëhet milioner” në versionin indian. Sonali Mukherjee 27 vjeç, siç raporton noa.al ka fituar çmimin prej 30 000 paund, ndërsa deklaron se do ti përdorë të gjitha në ndërhyrje kirurgjikale për të përmirësuar pamjen e saj. -Deri më tani ajo ka bërë 22 operacione, duke shitur pasurinë dhe tokën e familjes së saj. Pretendenti i saj bashkë me dy shokë, hyn në shtëpinë e saj në vitin 2003, ku dhe e sulmuan duke i shkatërruar fytyrën. Ata u dënuan me 9 vjet burg, ndërsa çështja është në apel.