Saturday, December 22, 2012

Gaçe i thote Çanit: Do ta zmadhoj gjoksin me parate tua

Aurela22 Aurela Gaçe iu është bashkuar artistëve të tjerë të cilët kanë hapur bizneset e tyre private. Këngëtarja ka hapur një lokal, ku do të ofrojë muzikë ‘live’ çdo fundjavë. Mapo raporton se Aurela e ka nisur mjaft mbarë natën promovuese, ku ishin të pranishëm shumë emra të njohur, ndërsa ajo ka shkëmbyer batuta me gazetarin dhe moderatorin Arjan Çani, të cilit i ka thënë: “Kur më ke ftuar për herë të parë në emision as ti s’më njihje mirë dhe as unë. Ti në atë kohë më pyete pse nuk e kam bërë gjoksin operacion dhe në atë kohë nuk dija ç’të të thosha, se isha tepër e re. Ndërsa tani të premtoj që do e bëj operacion gjoksin nëse ti vjen çdo fundjavë te ky lokal”.