Dikush nga banorët e qytetin Xhinhua ka lajmëruar zjarrfikësit pasi në wc e tij në katin e katërt kishte dëgjuar të qarat e foshnjës, për të cilën është vërtetuar se është vetëm dy ditësh.
Përpjekjet e para për ta nxjerr beben nuk dhanë rezultate, por zjarrfikësit e kanë prerë gypin e kanalizimit me diametër 10 centimetra në të cilin ende gjendej foshnja dhe e kanë dërguar spital.
Mjekëve dhe zjarrfikësve u është dashur edhe një orë pasi kanë shkuar në spital për të thyejnë ngadalë copa të gypit për ta nxjerr djalin e porsalindur me peshë 2,3 kg.
Ai ka marr disa lëndime por gjendja e tij është stabile.
Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të prindërve të tij.
Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të prindërve të tij.
“Foshnja për fat të mirë ka mbijetuar, ndërkaq personi që e ka hedhur në tualet po kërkohet për tentim vrasje”, transmeton portali www.hangzhou.com.cn deklaratën e një polici në qytetin Xhinhua.