Shumica e njerëzve dinë si të bien në peshë, por ata nuk dinë ta ruajnë atë ose “i tradhtojnë” përpjekjet e veta në këtë drejtim.
Në librin “Ouwit Your Weight”, Cathy Nonas, drejtoreshë e programit të obezitetit dhe diabetit në North General Hospital të New Yorkut, i ka studiuar dhe trajtuar problemet e rënies në peshë.
Sipas saj, ruajtja afatgjatë e peshës së duhur varet nga një kombinim i ndryshimeve të vogla në ushqim, stërvitje dhe menaxhim të humorit. Në vazhdim do t’jua prezantojmë strategjinë e pagabueshme për të qëndruar në kulm të dietës tuaj:
- Hani me të djathtën? Mbajeni pijen me dorën e djathë gjatë festave. Kështu, kapja e ushqimit me dorën e majtë do të jetë më e vështirë dhe ju do të mendoheni dy herë para se gëlltitni.
- Përtypni çamçakëz – Derisa e përgatisni drekën/darkën, përtypni çamçakëzë për të parandaluar ato kafshimet e vogla dhe të shpejta të cilat të mbledhura shtojnë dukshëm kaloritë që ju konsumoni.
- Mbylleni kuzhinën – Pas darkës, mbylleni vendosjani çelësin kuzhinës. Jo se me këtë hap ju nuk do të shkoni më në kuzhinës gjatë asaj dite, por së paku kur të shkoni, duke e hapur atë me çelës, do t’jua kujtojë se jeni në dietë.
- Mbani shënim. Keni dëgjuar ndoshta miliona herë: njerëzit të cilët e monitorojnë konsumimin e ushqimit, tentojnë të jenë më të suksesshëm në dietën e tyre krahasuar me ata që nuk e bëjnë këtë. Por regjistrimi i çdo kafshate mund të jetë e paarritshme. Andaj, nëse nuk mund t’i regjistroni kaloritë e konsumuara çdo ditë, zgjidhni një ditë në javë – ose kohën e ditës kur hani më së shumti – dhe merrni shënime dhe bëhuni të vëmendshëm për atë ditë ose vakt të veçantë.
- Pakësoni konsumin – Secilën herë që futni diçka në gojë – të themi duke ngrënë një petull në zyrë, ose një çips ose karamele – shkruajeni. Pastaj mos e mashtroni veten. Kalkuloni matematikisht: një gabim prej 5 mijë kalorish mund t’ju shtojë juve deri në 700 gramë. Ju mund atë për 500 gramë. Kurrë nuk është gabim nëse ju e analizoni çdo ngrënie me kokë, dhe jo vetëm me gojë