Dhelprat e kuqe janë të njohura si kafshë të cilat ikin nga njerëzit. Mirëpo, një dhelpër në Rusi është gjendur në një situatë të tillë, saqë është detyruar të kërkojë ndihmën e njerëzve.
Kafshës i kishte mbetur koka brenda një kavanozi qelqi dhe në asnjë mënyrë nuk ka mundur ta largojë dhe shumë lehtë ka mundur ta humbë jetën.
Gjatë rrugës atë e kanë takuar dy meshkuj, ndërsa në vend se të ikte, dhelpra është afruar në drejtim të njerëzve për të kërkuar që t’i ndihmojnë ta largojë kavanozin.
Porsa e ka shijuar lirinë, dhelpra ka ikur në rrugë të vet.