Ajo që konsiderohej e pamundur, prapë ka ndodhur – Rihanna ka thyer rekordin e Justin Bieber në YouTube, kështu që videospotet e saj janë më të shikuara se të cilitdo artist tjetër në botë. Justin një kohë të gjatë ishte e pakonkurrencë në krye, ndërsa në hap e kanë ndjekur Lady Gaga dhe Beyonce.
Mirëpo, Rihanna në mënyrë dramatike ka avancuar dhe tani është në fron, me më shumë se 3.74 miliardë klikime, derisa Justin ka një milion klikime më pak. Dallimi mes tyre për momentin është i vogël, por në mënyrë konstante po rritet në favor të Rihannas.
Shumica për rënien e Justin-it e fajësojnë sjelljen e tij gjatë muajve të fundit, që përfshin përplasjen me policinë, gazetarët, fqinjët e tij dhe vonesat në koncerte. Mirëpo, kjo gjë mund të ndryshojë shpejtë dhe Justin mund të kthejë fronin e tij, duke marrë parasysh numrin e madh të fansave.