I njëjti ishte edhe pjesë e delegacionit të protestuesve që u takuan me kryeministrin Erdogan.
Gjatë takimit me kryeministrin Erdogan, kishte një debat mes këtyre dyve. Në fillim, siç përcjellin mediat turke, aktori i ka kërkuar Erdoganit që të ketë mëshirë dhe kuptimin për kërkesat e demonstruesve.
Por, përgjigja e Erdoganit ishte në stilin e tij: "Do të thotë ti je Sulejmani i vetshpallur, a e din ti se Turqia nuk udhëhiqet me mëshirë? Ku do të ishin ne nëse liderët tanë do të lëshonin pe para secilit?!"
Aktori Ergenc, ishte ndër fytyrat publike që dolën në ballë të protestave. Aktori ka marrë disa herë kritika për rolin e tij në filmin Sulejmani i Madhërishëm, duke e akuzuar për shtermbim të historisë së njërit nga Sultanët më madhështorë të perandorisë Osmane