Biçikleta më e rrezikshme në botë (Video)
Një hidraulik në Britani të Madhe ka shpikur biçikletën e cila sipas tij është më e rrezikshmja në botë. Përveç pjesëve kryesore, në biçikletë është e vendosur edhe një bombol gazi që përmes saj, biçikleta arrin shpejtësinë deri në 80 kilometra në orë. Colin Furze, që tashmë mban titujt për tre rekorde “Guinnes” me shpikjet e tij, biçikletën e tipit “Rayleigh” e ka modifikuar për shokun e tij. 32 vjeçi e vendosi motorin me gaz prapa ulëses në mënyrë që vozitësi të jetë më i “sigurt” nga nxehtësia që liron gazi gjatë vozitjes.