Çiljeta nis plazh me djalin (FOTO LAJM)
Këto të sivjetshmet janë pushimet e para të Çiljeta Xhilagës, me të voglin e sajFernando, tashmë 4-muajsh. Stina e verës ka qenë ajo që i solli këngëtares së dashur lajmin e mirë se priste një fëmijë, ndaj dhe gjatë këtyre muajve ajo shfaqet shumë entuziaste, për më tepër që këtë vit si shoqërues në pushime ka edhe djalin e vogël.
Fotoja e mësipërme është bërë disa ditë më parë, ndërsa Çiljeta ka nisur plazhin për këtë vit bashkë me të birin, Fernando. Këngëtarja shfaqet shumë e lumtur në këto foto, si në të gjitha fotografitë që ka me të voglin. Artistja ka ardhur në forma shumë të mira trupore dhe kjo ka qenë një nga gjërat që ka rënë jo pak në sy.