Sunday, June 16, 2013

Femra, vishni këtë veshje që mbulon çdo defekt (FOTO)

1
Fustani i gjatë ditën, është i freskët, praktik dhe mbulon gjithë ato defekte në trup, të cilat ne duam ti fshehim. Zgjat femrat e shkurtra, shoqëruar me taka ortopedike, zhduk barkun dhe tulet e tepërta.
Me pak fjalë fiksimi për fustan tepër të shkurtër, tepër të ngushtë dhe shumë dekolte kërkojnë një trup më se perfekt.
Kështu këshillojnë stilistët për trendin e kësaj vere, që për gjithë ato femra me tule, të zgjidhet një fustan i gjatë deri në kavilje, i cili mund të shoqërohet me byzylykë të ndryshëm.
Stilistja Kristina Ti, shpjegon se edhe stili i ciganes është shumë i preferuar, ashtut sikundër një fustan i gjatë i cili mund të vijë lirshëm i derdhur.
Gjithsesi këshillohet që pavarësisht se janë të rehatshëm, fustani i gjatë duhet të ketë copën e duhur dhe të freskët, në mënyrë që të mos ndihet fare. /