Wednesday, June 19, 2013

“I paftuari” i dasmës



Fotografitë janë një prej momenteve më të rëndësishme të një martese.
Albumet që çiftet zgjedhin të bëjnë me rastin e kësaj dite të shënuar, janë të destinuar të mbeten si kujtimi më i mirë për fëmijët e ardhshëm, ndërsa përzgjedhja e destinacioneve sa më piktoreske, konsiderohet si një “fillim i mbarë”, i një jete të re.
Megjithatë, një çift amerikanësh kishin një ide shumë më të veçantë, për kujtimin që duan të “trashëgojnë” nga lidhja e tyre në martesë.
Katie Young, 23 vjeç dhe James Loëder, 21, u martuan më parë gjatë muajit maj në Luisiana, SHBA dhe ata porositën të ftuarit që në një prej fotove të martesës, të improvizonin frikë dhe një arratisje masive.
Pak e kuptuan se cili ishte qëllimi i çiftit, por dhëndri, i apasionuar pas dinosaurve kishte një ide tepër të veçantë.
Me një program kompiuterik, ai i shtoi fotos së martesës së tij një dinosaur gjigant, që në mënyrë perfekte sinkronizohet me llahtarinë që të ftuarit improvizuan pa e ditur se përse.
Kështu, James do të ketë mundësinë që “të mburret” tek fëmijët e tij të ardhshëm, se arriti t’i mbijetonte në ditën e martesës së tij, sulmi të “Tiranosaurit Rex”, më i egri dhe i frikshmi, i kësaj specie të zhdukur që popullonte dikur Tokën.