Njihet për veshjet provokuese në skenë dhe nëna e saj nuk e pëlqen këtë gjë. Për këtë arsye Rita Ora ka thënë në një intervistë për versionin gjerman të revistës ‘Interview’ se duhet të bëjë më shumë kujdes me veshjet e saj.
Paradoksalisht, në setin fotografik që shoqëron intervistën, këngëtarja me origjinë nga Kosova sërish ka dalë shumë e zbuluar për gustot e mamasë.