Sipas ‘Post Courier’, banorët e fshatit në afërsi të maleve tashmë nuk lejojnë policinë të arrestojë 18-vjeçaren pasi janë të bindur se burri meritonte të vdiste. Prifti i kishës lokale, Lucas Kumi, ka bërë të ditur se banorët nuk do të pranojnë që mbi vajzën të nisin hetimet.
“Babai përfitoi nga rasti kur nëna me dy fëmijët e tjerë kishin shkuar për të vizituar disa të afërm. Ai hyri në dhomën e vajzës dhe e përdhunoi disa herë. Në mëngjes shkoi për ta përdhunuar sërish, por vajza kishte marrë një thikë dhe i preu kokën”, tha prifti.
“Duam që vajza të vazhdojë të jetë pjesë e komunitetit tonë sepse ajo bëri atë që bëri nga trauma e gjestit djallëzor të të atit”, shtoi prifti.