Monday, June 17, 2013
Facebook “merr 1500 kërkesa spiunazhi në muaj”
Facebook ka marrë rreth 9000 apo 10000 kërkesa për të dhënat e përdoruesve nga entitetet qeveritare amerikane, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2012, bën të ditur kompania. Firma në fjalë, një rrjet social gjigant në mbarë botën, ka thënë se kërkesat kishin të bënin me 18-19 mijë llogari përdoruesisht dhe mbulonin cështje kriminale dhe ato të sigurisë kombëtare. Raportet e rrjedhura nga një ish-punonjës qeveritar, i CIA-s, gjatë këtij muaji, kanë sugjeruar një operacion spiunazhi elektronik shumë herë më të madh, nga sa ishte menduar më parë. Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se programet kanë ndihmuar të ndalen disa sulme terroriste. Ted Ullyot, pjesë e stafit të Facebook, tha përmes një postimi në “blog”-un e kompanisë, se kërkesat i përkisnin një rangu të gjerë hetimesh, përfshi fëmijë të humbur, të arratisur federalë, krime të vogla lokale dhe kërcënime terroriste. Ullyot nuk tregoi se deri në çfarë mase kompania plotësoi kërkesat amerikane, por tha se Facebook ka mbrojtur “me agresivitet” të dhënat e përdoruesve të tyre. “Ne kemi refuzuar vazhdimisht disa kërkesa të tilla të drejtpërdrejta, ose kemi kërkuar nga qeveria të ulë ndjeshëm kërkesat e saj, ose thjesht i kemi dhënë qeverisë shumë më pak të dhëna nga sa kërkonin”, tha ai. - See more at: http://www.lajmepress.net/facebook-merr-1500-kerkesa-spiunazhi-ne-muaj/?code=AQD2QYPdjtr-u0M3ogyGZje3Q_TMGELB7gm_RCpmU30ZeJbDLbyWcdVnZedfGIS6xPVGE9LxSCR5zca4bBgjzLsvwjmnb-vQvvDVAX7gTL1RB_Au-C76hyvij--n9QQfnQiVcwWwZKG9aPSwvipqttHBqNwCAM_l-HWzvJei6Chouw7tJHcjmrzlkb4RG6bHob1RTzBhQGgu6ALFY_Yf6F0yH9u7TXBQMeIHmM2_1sgVsCt8P5at5lzpGdiGoN873HphDsfl-CkosfLcQpn29AnVRvTth1Pri0BDA8vnIVdTQVHEo-K_RJCDrRpH-Xu4qAs#_=_