Wednesday, June 19, 2013

Çiljeta Xhilaga nis pushimet me djalin

88e1e3af0643f122700ef7d9bf63739cKëto të sivjetshmet janë pushimet e para të Çiljeta Xhilagës, me të voglin e saj Fernando, tashmë 4-muajsh. Stina e verës ka qenë ajo që i solli këngëtares së dashur lajmin e mirë se priste një fëmijë, ndaj dhe gjatë këtyre muajve ajo shfaqet shumë entuziaste, për më tepër që këtë vit si shoqërues në pushime ka edhe djalin e vogël, transmeton BW.

Këngëtarja shfaqet shumë e lumtur në këto foto, si në të gjitha fotografitë që ka me të voglin. Seksbomba ka ardhur në forma shumë të mira trupore dhe kjo ka qenë një nga gjërat që ka rënë jo pak në sy. Bukuroshja pritet t’i rikthehet tregut muzikor me dy këngë të reja, njëra prej të cilave do të jetë në bashkëpunim me Noizy-n.