Sunday, June 16, 2013

Me biçikletë nga Bosnja në SHBA, pas të dashurës

Një djalë i ri do të bëjë një hap mjaft të guximshëm – do të udhëtojë me biçikletë nga Sarajeva për në SHBA, ku do të shkojë pas të dashurës së tij që quhet Selma. 18-vjeçari Ajdin Hodzic do të shkojë në Boise të Idahos që ka largësi ajrore pre rreth 9.000 kilometrash nga Bosnja.
“Selman e kam njohur rastësisht duke u kthyer nga shkolla. Pas disa daljeve, filluam lidhjen. Mirëpo, një ditë mora vesh nga një shok se ajo do të shkonte në Amerikë dhe menjëherë u ndamë. Por, disa muaj më vonë, rifilluam lidhjen dhe ja, lidhja po zgjat që nga 18 dhjetori i vitit 2011”.
“Herën e fundit jemi parë vitin e kaluar. Kur ia tregova planin tim dhe mënyrën e shkuarjes atje, ishte paksa konfuze, ngjashëm si të gjithë të tjerët kur dëgjuan për këtë. Por, ajo e di se do të bëja gjithçka për të”, ka treguar Ajdini për portalin Klix.ba.
Ai ka thënë se rrugëtimin do ta fillojë në shtator, ndërsa gjatë kohës së mbetur do të përpiqet të gjejë ndonjë sponsor për t’i ndihmuar. Oqeanin do ta kalojë me anije, ndërsa beson se e gjithë rruga do të zgjasë rreth katër muaj. Nga SHBA-të do të kthehet me aeroplan.