Monday, January 21, 2013

Adelina në “Dancing With the Stars Maqedonia”

Adelina_TahiriKëngëtarja shkupjane, Adelina Tahiri ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në spektaklin e vallëzimit “Dancing With The Stars” në Maqedoni. Ajo e ka bërë të ditur këtë lajm në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto gjatë ushtrimeve të vallëzimit. Adelina është e vetmja shqiptare deri më tani që ka bërë publike pjesëmarrjen e saj në këtë spektakël, transmeton Telegrafi.com. Ajo vitin e kaluar ka qenë pjesëmarrëse në të njëjtin spektakël në Shqipëri ku korri sukses të mirë, edhe pse nuk triumfoi. Për shkupjanen ky edicion do të jetë më i lehtë pasi që është mësuar të vallëzojë mjaft bukur në të gjitha zhanret e kërkuara.