Monday, January 7, 2013

LEDRI I KTHEHET MUZIKËS?

-Një prej reperëve ikonë të repit shqiptar, Ledri Vula, pritet t’i kthehet muzikës gjatë vitit 2013. Burimet e Telegrafit thonë se Ledri e ka në plan që të kthehet gjatë këtij viti dhe po mendon për ‘labelin’ e tij, që ka shumë mundësi të mos jetë Babastars. Ai është parë në shoqëri të anëtarëve të P.I.N.T. me të cilët ka miqësi shumë të mirë, por nuk ka ndalur as përkrahjen për ish-kolegët e tij në Babastars. Ai i ka motivuar ata vazhdimisht me postime të ndryshme në Twitter për hitet e reja që kanë lansuar dhe pritet të lansojnë. “Ai do të kethehet sigurt në muzikë gjatë vitit 2013. Madje dihet edhe ‘labeli’ i tij i ardhshëm. Nuk dua të bëj precizime, mirëpo ka mundësi të mëdha që të mos jetë Babastars”, ka potencuar burimi. Ledri u largua nga muzika pranverën e vitit të kaluar kur ishte përfshirë së pari në probleme fizike me Noizyn dhe më pas kishte edhe probleme tjera në jetën private.