Thursday, April 4, 2013

Digjet grataçela më e lartë në Çeçeni


Një zjarr masiv ka përfshirë grataçelën 35-katëshe, më e larta në qytetin e Groznit, në Çeçeni, për fat të mirë pa shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Sipas autoriteteve lokale, të gjitha katet e ndërtesës, brenda të cilës ndodhet edhe një hotel luksoz me 5 yje, janë evakuar.
Në këtë grataçelë është edhe apartamenti që lideri çeçen Ramzan Kadyrov i ka dhuruar aktorit me ish-shtetësi franceze, Gerard Depardieu.
Bëhet fjalë për një apartament luksoz me pesë dhoma, të cilën aktori e ka marrë bashkë me titullin e qytetarit të nderit të kryeqytetit çeçen.