Tuesday, April 30, 2013

Vlersimet e lojtarëve: Mourinho me vonesë bëri zëvendësime

Vlersimet e lojtarëve: Mourinho me vonesë bëri zëvendësime
Diego Lopez - 8: Portieri i Realit ka qenë i shkëlqyeshëm dhe ka arritur të mbaj ekipin e tij në lojë me intervenimet e tij që pati në kundërsulmet e Borussias. Mbrojtja e shansit të Gundogan ka qenë njëri ndër potezat më të mirë.

Essien 6 - Anësorët e Realit nuk kanë qenë edhe aq të shkëlqyeshëm pasi futbollistët e Dortmundit disa herë ia arritën të kalojnë dhe pasojnë topat tek Lewandowski.

Coentrao 6 - Portugezi është zëvendësuar në minutën e 57, ku më shumë është treguar në ofanzivë se sa në defanzivë.

Ramos 6.5 - Mbrojtësi i Realit është marrë me Lewandowskin që nga fillimi i ndeshjes, dhe shenimi i golit i ka dhënë atij notën pak më të madhe.

Varane 6 - I njejt me Ramos, nuk ka shkëlqyer në mbrojtje dhe pse Reali ruajti rrjetin e saj. Vetëm për shkak të aftësive të këqia që tregoi Lewandowski që nuk arriti të shenoj gola nga shanset që pati, rrjeti mbeti i paprekur.

Modriç 8 - Njëri ndër lojtarët më të mirë në ndeshje. Kroati ka luajtur njërën ndër ndeshjet më të mira që kur ka ardhë tek Real Madridi dhe meriton lavdërata për lojën që tregoi.

Alonso 5.5 - Një mesfushë e dobët e Realit. Sami Khedira ndoshta është dashur më herët ta zëvendësojë.

Di Maria 6 - Në fillim të ndeshjes ka qenë më konkret, ndërsa më vonë nuk ka pasë edhe aq kalime tek mbrojtja e Dortmundit.

Ozil 6.5 - Ka asistuar tek goli i parë dhe ka ofruar një ndeshje solide dhe pse ka pasur njërën ndër shanset më të mira për të shenuar gol në pjesën e parë.

Ronaldo 6.5 - Portugezi me të gjitha forcat ka tentuar që të shenoj gol, po nuk i shkoi si duhet. Edhe pse Reali shenoi fitore, Ronaldo është dashur të luaj më mirë.

Higuain 5.5 - Definitivisht më i dobëti tek Reali. Disa herë ka qenë në offside në pjesën e parë dhe ka pasë një shansë të mirë në minutën e 4. Eshtë zëvendësuar në minutën e 57.

Rezervat: Kaka dhe Benzema kanë qenë më të mirë, përveç Khediras i cili nuk pati shumë kohë për tu konkretizuar. Benzema dhe Kaka i sollën dy gola Realit. Braziliani ka qenë fillestar i aksionit tek goli i parë dhe francezi golshenues. Tek goli i dytë Benzema ka qenë asistent dhe lavdërimet shkojnë për të dytë.

Borussia Dortmund:

Weidenfeller 7.5 - Kapiteni i Borussia tregoi se sa ka rëndësi  të jesh lider i ekipit. Notën ia ka zvogluar dy golat e pësuar përndryshe nga intervenimet që i pati në pjesën e parë me siguri se do të kishte notën më të lartë.

Pischek 7 - Linja e fundit ka funksionuar mirë gjatë pjesës së madhe të ndeshjes. Kurthat me offside kanë shërbyer mirë deri në minutën e 80.

Subotiç 7.5 - Nëse merret parasysh se Borussia ka pësuar dy gola, nota të mëdha nuk mund ti jepen mbrojtësve, mirëpo kanë treguar lojë të mirë. Subotiç është dashur të jetë më afër Ramosit tek goli i pësuar për të tentuar ta bllokojë.

Hummels 7.5 - Në dyshe me Subotiç kanë qenë të mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes. Vetëm se tek goli i parë që ka kaluar në pesëmetërshin ka qenë një minus i tij.

Schmelzer 6.5 - Goli i parë i pësuar është gabim i tij. Eshtë dashur të jetë më afër Ozil i cili asistoi tek Benzema.

Gundogan 8 - Edhe pse pati një shansë të mirë, në pjesën e dytë ka qenë njëri ndër më të mirët.

Bender 7 - Një ndeshje solide. Ka funksionuar mirë me mbrojtjen dhe ka ndihmuar që pjesa e parë të përfundoj pa gola. Në vazhdim pati disa lëshime, mirëpo prap ka ofruar një ndeshje të mirë.

Blaszcukowski 7 - Roli i tij në mbrojtje ka qenë më i mirë se sa në ofanzivë. I ka ndihmuar mesfushës  në mbrojtje andaj edhe nuk ka arritur të ofrojë atë që është pritur nga ai.

Reus 7 - Me kundërsulmet e tij i ka dhënë kokëdhembje mbrojtjes së Realit. Gundoganit i kishte rregulluar shansin i cili nuk arriti ta shfrytzoj.

Lewandowski 6.5 - Pati shansin edhe sonte të bëhet hero, mirëpo nuk tregoi gjakftohtësinë që e pati në Dortmund. Gabimet e tij mund ti kushtojnë shumë Borussia andaj edhe ka notën e dobët.