Saturday, April 27, 2013

Qeni Qan Në Varrin E Pronares (Video)

Shikojeni një video prekëse të qenit që vuan për pronaren e vdekur.
Marrëdhënia në mes të qenve dhe pronarëve të tyre mund të jetë aq e fortë, sa që qentë mund të vuajnë deri në fund të jetës së tyre për pronarët e vdekur.
Shembulli më i njohur i besnikërisë së tillë është Hachiko, qeni i cilideri në çastet e fundit ka pritur që pronari i vdekur të shfaqet në stacionin hekurudhor Shibuya të Tokios. Hachikos në këtë stacion ia kanë ngritur një monument, ndërsa janë xhiruar edhe dy filma për të.