Monday, April 8, 2013

Drogba: Jemi gati për Realin

drogba galatasaray
Para sfides së veshtirë ku Galatasaray kërkon të bëjë mrekullinë kundër Realit te Madridit, sulmuesi afrikan Didier Drogba shprehet me nota optimiste. “Do të luajmë me qëllimin e qartë për të përmbysur rezultatin. Me Champions League kam një marrdhënie shumë të vecante, sepse luaj prej vitesh në një eveniment të tillë. Për mua është një sfidë të bashkohem me kampionët dhe të degjoj himnin e tyre. Kam gjetur një klub me ambicie dhe një projekt të madh, i cili synon për të fituar Ligën e Kampionëve. Kjo është një sfidë e madhe për mua. Dëshiroj të jem deri në fund pjese e kësaj aventure”.Galatasaray pret në “Ali Samiyen” të martën Realin e Madridit ku ka një mision të vështirë pas humbjes 3-0 në “Bernabeu”.