Sunday, April 21, 2013

Fenomeni zgjedh njërin n’mes Ronaldos dhe Messit

Ronaldo i shqetësuar për rekordin e tij
Legjenda braziliane, Ronaldo, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo do të ishte lojtari më i mirë në botë po të mos egzistone Lionel Messi, sipas tij Ronaldo është shumë i pafat pasi luan në një epokë ku dikush tjetër është pak më i mirë se ai.
“Unë do të thoja se Messi është lojtari më i mirë në botë, sepse ai është pak më i mirë se Ronaldo”, deklaroi legjenda braziliane.
“Unë gjithëashtu do të shtoja se Ronaldo është shumë i pafat, pasi po të luante në tjera epoka ai padyshim do të ishte më i miri, por për fat të keq të tij, ai luan në një epokë kur dikush tjetër është pak më i mirë se ai.