Tuesday, April 16, 2013

Magath: Barca, e dobët për Bayernin.

Felix Magath, Foto: Getty Images
Ish-trajneri i Bayern Munichut, Felix Magath, ka thënë se Barcelona nuk ka kurrfarë shansesh për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët kanë eliminuar skuadra, si Arsenal e Juventus, ndërsa në gjysmëfinale do të kenë punë me katalunasit.
“Aktualisht, Bayern Munichu është skuadra më e mirë në Evropë. Parashikoj se Barcelona, me formën aktuale, nuk ka shanse ndaj Bayernit”, ka theksuar 59-vjeçari për Liga Total.
Përballja e parë zhvillohet në Allianz Arena më 23 prill, ndërsa ndeshja e kthimit luhet një javë më pas në Camp Nou.