Sunday, April 7, 2013

Martohet Nora Istrefi?

martohet[1]
Nuk është shumë kohë që ajo nxori në treg këngën e saj më të re në duet me Vig Popa. Dhe Nora Istrefi tash e sa kohë ka vazhduar angazhimin e saj rreth krijimeve pasuese.
Duke preferuar të mos flasë shumë rreth detajeve të këngës së saj të re, të cilën është duke e punuar në bashkëpunim me këngëtarin Gena, Nora pohon se dueti i radhës me këngëtarin nga Shqipëria, do të plotësohet edhe me një klip,transmeton lajmi i fundit.
“Unë dhe Gena jemi duke punuar rreth një këngë të re, e cila pritet që shumë shpejt të prezantohet së bashku me videoklip. Rreth këtij projekti jemi duke punuar me një përkushtim shumë të madh, andaj pres që të pëlqehet shumë nga publiku. Ndërsa detajet tjera preferoj t”i lë surprizë për fansat”.