Friday, April 12, 2013

Peshkatarët hedhin rrjetat në det, nxjerrin kufomë

Një kufomë e seksit mashkull është gjetur i mbytur në det 200 metra larg grykëderdhjes së Butrintit në vendin e quajtur kanali i Qukës.
Kufoma është gjetur nga peshkatarët të cilët teksa kanë hedhur rrjetat për peshkim kanë vënë re kufomën.
Peshkatarët kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ka nisur hetimet, ndërkohë që ende nuk dihen identiteti dhe shkaqet që mbytjes.