Sunday, April 7, 2013

Ermali i “BB”: Fjolla Morina ua ka thyer të gjithëve, edhe kolegeve të saj (FOTO)

Ermal Merdani dhe Fjolla Morina janë vetëm miq, asgjë nuk ka mes tyre përveç shoqërisë, edhe pse janë parë shpesh së bashku në raste të ndryshme. Pasi të dy janë single për momentin, ndodh që mes tyre të ketë diçka më shumë se miqësi, por për momentin nuk e pranojnë asnjëri.  Ermali i cili i është futur punës së politikës, tashmë ka më shumë kohë që të shoqërohet edhe me femra bukuroshe, ndërsa Fjolla, pas nënshkrimit të kontratës me produksionin “Threedots”, sigurisht që do të qëndrojë më shpesh në Tiranë për shkak të punëve rreth këngëve  të reja. I kontaktuar nga gazeta, Ermali ka thënë se e pëlqen shumë Fjollën: “E pëlqej Fjollën, se me këngën e fundit ua ka thyer të gjithëve, madje edhe kolegeve të saj”.