Wednesday, April 10, 2013

Zeshkanja Rita Ora.

foto
Qysh kur ka nisur karrierën e saj si artiste, Rita është paraqitur vazhdimisht si bionde ndonëse flokët e saj të pangjyrosur janë të zeza.
Ndërkaq, në disa fotografi të realizuara për revistën ELLE në Amerikë e cila del në shitje më 23 prill, Rita shihet me flokë të zeza e të lidhura.
Ne atë cfarë shihet në këtë fotografi, Rita duket mjaftë bukur edhe si zeshkane. Së fundmi, këngëtarja ka bërë të ditur se është në përgatitje të albumit të saj të dytë që pritet të publikohet së shpejti.