Ajo që të bën përshtypje në këtë "pushtim" nga tifozët gjermanë nëpër stadiume është se në 30 klubet me stadiumet më të vizituara në Evropë, 11 janë gjermane. Madje edhe Këlni i kategorisë së dytë gjermane, gjendet në këtë listë. Në 10-shen e parë, 4 janë gjermane dhe 3 janë angleze, duke treguar qartë se ku është tradita më e madhe e futbollit evropian.
Nuk është rastësi që Gjermania ka përqindje kaq të admirueshme. Në Gjermani çmimet e biletave kanë një nivel të caktuar dhe janë më të ulëta, krahasuar me ligat e tjera të Evropës. Gjithashtu, duhet theksuar se tifozeria për futbollin në Gjermani vlon. Duke pasur edhe një ekonomi të fuqishme, gjermanët ndjekin çdo ndeshje të ekipit të zemrës. Madje, në Dortmund, 1/6 e popullsisë së qytetit shkon në stadium çdo fundjavë.
Në Itali kjo është e paimagjinueshme, sepse nuk ka mundësi të ndodhë.