Monday, March 25, 2013

Dhjetë momentet e Gaddafit, që çuditën botën

GADAFI
Lideri i dikurshëm i Egjiptit, Muammar Muhammad Abu Minyar al-Gaddafi, u vra në tetor 2011, në qytetin e tij të lindjes, në Sirte. Pushtetin e Libisë e mori më 1 shtator 1969. Sundimi i tij i hekurt nisi të dobësohej në pranverë 2011, kur forcat rebele filluan të kontrollonin gradualisht vendin. Diktatori kishte dekada që cilësohej si armik i Perëndimit, pasi mbështeste terrorizmin. Por, ai nuk pëlqehej edhe për sjelljen e tij të çuditshme. Ditorja britanike Mirror sjellë 10 nga veset më të çuditshme të Gaddafit.
1. Kur udhëtonte jashtë shtetit, ai merrte një eskortë prej 300 vetash, ku përfshiheshin edhe 40 truproja femra për të cilat këmbëngulte se duhet të ishin të virgjëra.
2. Në vitin 2009, i ftuar në Romë në një samit ushqimi, Gaddafi kërkoi 500 femra nga një kompani eskortash, duke specifikuar kërkesat e tij. Ato duhej të ishin mbi 1.70 të gjata dhe 18-35 vjeçe. Gaddafi, i mbështjellë me veshjen e tij të bardhë, u kërkoi vajzave që të konvertoheshin në fenë islame, para se t’u ofronte atyre një Kuran dhe një kopje të firmosur të Librit të Gjelbër të tij.
3. Takimi i parë i kolonelit Gaddafi me Tony Blairin ishte i çuditshëm. Lideri libian e ofendoi kryeministrin e atëhershëm të Britanisë, duke i treguar atij shollën e këpucës, një veprim mjaft përbuzës për kulturën arabe.
4. Ai e merrte çadrën e tij beduine në udhëtimet e tij dhe në vitin 2007 e hapi atë në ambientet e një hoteli me pesë yje në Paris, ku lejoi edhe devenë e tij që të vinte vërdallë në hotel.
5. I është drejtuar vetëm një herë OKB-së, ku në formë të një përçartjeje insistonte që George W. Bush dhe Tony Blair të dënoheshin për krime lufte.
6. Njëherë paraqiti një kërkesë në OKB për të përjashtuar Zvicrën! Ai i kishte mbyllur ndërkohë të gjitha firmat zvicerane në Libi, kishte ndaluar të gjitha importet, kishte anuluar fluturimet dhe kishte konfiskuar biznesmenët zviceranë. Kjo urrejtje ndaj Zvicrës i lindi pasi djali i tij 33-vjeçar, Motassim – i njohur si Hannibal – ishte arrestuar në Gjenevë nën akuzën e ofendimit të një kameriereje hoteli.
7. Gaddafi bëri më shumë miq gjatë një udhëtimi në Itali, edhe pse ai sipërfaqësisht “adoptoi” qytetin e vogël Antrodoco. Lideri libian e kishte vizituar një herë aksidentalisht, kur gjeti kurajën të ndiqte rrugën nga mali dhe të mos rrezikonte tunelin, pas tërmetit të L’Aquila. Qyteti njihet për pishat e shumta të tij.
8. Si një diktator që ishte, kur të donte i fuste brenda shtetasit dhe po ashtu, mund të urdhëronte lirimin e tyre. Por, Gaddafi vendosi t’i bënte gjërat më të ekzagjeruara. Kështu, në vitin 1988 ai dërgoi një buldozer në portat e burgut të Tripolit, duke liruar 400 të burgosur.
9. Edhe pse drejtonte vendin, Gaddafi gjente kohë të lirë për pasionet e tij, siç ishte dizajnimi i makinave. Në vitin 2009 u zbulua Saroukh el-Jamahiriya – “raketa libiane”. Libia pretendoi se ishte makina më e sigurt në botë dhe mund të përshkojë qindra milje me një gomë të shfryrë.
10. Gjatë përpjekjes së tij për të larguar vendin nga influenca perëndimore, Gaddafi filloi të zëvendësonte të gjitha fjalët angleze me ekuivalentet arabe, madje edhe brand names. Kështu, Johnny Walker u bë Hanah Mashi dhe 7 Up u zëvendësua me Saba’a Fauq. /Shekulli/