Friday, March 29, 2013

E diela emocionuese e Tunës (FOTO)


Këngëtarja Altuna Sejdiu, gjatë ditës së djeshme përjetoi emocione të shumta, në ekranin e Tv Klan.
Fillmisht e ftuar te ‘’E diela shqiptare’’, Tuna u përlot pas një filmimi që shfaqte prindërit e këngëtares në shtëpine e saj ne Shkup. Ajo u emocionua, pasi pranoi se kishte kohë që nuk kishte qëndruar në atë shtëpi, si pasojë e udhëtimeve të shpeshta.
Ndërkohë, në mbrëmjë, Tuna iu gëzua suksesit të Arilënës, mentore e së cilës është ne X Factor Albania.
Arilena arriti të plasohet në finale, bashkë me grupin Natyral dhe Aldon.
Ndërsa Kanita, talenti më i vogël i X Factor 2, u eliminua nga finalja e këtij edicioni. Dinjitoze dhe një fëmijë i jashtëzakonshëm, Kanita u mund nga Aldoja në Showdown.