Saturday, March 30, 2013

Babai: Cavani, 50% shkon në Real Madrid

ardhmja e Edinson Cavanit duket të jetë e lidhur me Real Madridin. Futbollisti uruguaian e ka ndërmend të largohet nga Napoli gjatë verës, për të luajtur në një klub më të madh dhe ‘Los Blancos’ duket destinacioni më i pëlqyer i përfaqësuesit uruguaian. “Për momentin ka gjasa 50% që Edinsoni të nënshkruajë me Real Madridin”, deklaroi babai i futbollistit në një intervistë për Marca Tv. Presidenti i Napolit, De Laurentiis kërkon 50 milionë euro për shitjen e Cavanit.