Sunday, March 31, 2013

Serbët plagosin rëndë një shqiptar

+652_45
- Të plagosurin e ka sjellë me urgjencë një shqiptar i cili po udhëtonte me veturë drejt Kosovës dhe kishte qëlluar aty kur ndodhi ngjarja.
Bashkudhëtarët e tjerë të autobusit po mbahen në pyetje në stacionin policor të Serbisë. Nuk dihet se ku ka mbetur autobusi.
- Autobusi ishte sulmuar prej dy veturave serbe të cilat ishin ndalur në mes të rrugës, sapo kishin kaluar kufirin, duke ia pamundësuar kalimin autobusit. Pas insistimit të udhëtarëve që të lirohet rruga, njëri nga serbët që ishte në veturë, ishte shtrirë në tokë.
Pas disa minutave kishte ndodhur një përleshje prej së cilës ishte plagosur shoferi i autobusit.
Viktima ndodhet aktualisht në QKUK, është jashtë rrezikut për jetë por plagët e tij janë afër zemrës.
I plagosuri është i moshës rreth 40 vjeçare.
Autobusi i njëjtë ka vazhduar rrugën për Serbi me destinacion final Austrinë, por pas tij kanë qenë edhe shtatë autobusë të tjerë, pesë prej të cilëve janë kthyer mbrapshtë për në Kosovë.
- Rreth orës 21.00 në pikën kufitare Kosovë- Serbi në Merdar, serbët kanë sulmuar një autobus kosovar, me ç’rast një person është lënduar rëndë.
Burime te Indeksonline mësojnë se i lënduari është Gëzim Bici, dhe se është i plagosur në gjoks.
Mësohet se Agjensioni “Bici Com”, kishte si destinacion Austrinë.