Thursday, March 28, 2013

Pique: Kam raporte të mira me Ronaldon


Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, thotë se ai ka raporte të mira me ish-bashkëlojtarin e Manchester United dhe tash rivalin e tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldon.
“Te Manchester United, yjet janë si Leo (Lionel Messi). Ata kanë qenë për shumë vite në klub, por ata janë shumë modest. E njëjta ishte me Cristiano Ronaldon”.
“Kur e takova atë, ne krijuam raporte të mira. Lidhja gjithmonë ka qenë shumë e mirë dhe në dhomën e veshjeve ai ishte një person me karakter të mirë”.
“Ai më ka ndihmuar mua shumë. Messi është i njëjtë”, ka thënë Pique.