Saturday, March 30, 2013

Skenat e nxehta të Elenës në Big Brother, e motra: Po e tepron, ka të dashur jashtë

image
Motra e Elenës: “Jemi mërzitur me Elenën, po e tepron me Viganin”, i dashuri nuk pranon të flasë.
Ngjarja më e nxehtë e këtyre ditëve në BB, është afrimi dhe mbase lidhja e re që po krijohet mes Elenës dhe Viganit. Ditët e fundit, ata jo vetëm që janë afruar me njëri-tjetrin, por po sillen si një çift i mirëfilltë. Netëve flenë bashkë duke u përkëdhelur, por sapo fillon situata të “nxehet”, produksioni largon kamerat nga krevati i tyre, duke na lënë të hamendësojmë se mes tyre netëve mund të ketë shumë më tepër sesa puthje dhe përkëdhelje.
Elena dhe Vigani janë të dy modelë dhe më të rinjtë e “Big Brother 6”, dhe ndoshta ky fakt i bëri të afrohen më shumë ndaj njëri-tjetrit për të qenë dhe aleatë në lojë. Fillimisht sjelljet dhe afrimiteti mes tyre u komentua si një pikëpyetje nëse ata janë çifti numër 2 në shtëpinë e “Big Brother 6”, pas çiftit Anaid dhe Joana, apo nëse ata thjesht po luajnë. Ndërkohë që përkëdheljeve të fundit u është shtuar më shumë afrimitet se kaq, duke u puthur dhe fjetur bashkë.