Friday, March 29, 2013

Gjatë verës do të largohen shumë lojtarë nga Real Madridi

real-madrid1Disa nga futbollistët e Real Madridit do të largohen në përfundim të stinorit. Sipas “Fichajes.com”, do të jenë 6’ lojtarë të cilët do të largohen gjatë afatit kalimtar veror. Nga skuadra mbretërore do të largohen portieri Antonio Adan, mbrojtësit Raul Albiol dhe Ricardo Carvalho. Gjithashtu pritet largimi edhe i mesfushorit Michael Essien, i cili flitet se do të kthehet sërish te Chelsea. Braziliani Ricardo Kaka,i mund të transferohet në SHBA te skuadra Los Angeles Galaxy, por nuk përjashtohet mundësia të kthehet te Milan. Gjithashtu do të largohet edhe njëri nga sulmuesit cilësor si Karim Benzema ose Gonzalo Higuain. Kështu zyrtarët e Realit pritet të bëjnë një revolucion në ekip