Saturday, March 30, 2013

SHPATI: AFËRDITA NUK MË KA TRADHTUAR

Shpat Kasapi është shprehur se nuk i ka duruar dot fotot e Afërditës me Leonardo Di Capron dhe kjo ka qenë edhe një nga arsyet e ndarjes së tyre.
“Ndikoi edhe kjo histori. Megjithëse mendoj se Afërdita nuk më ka gënjyer - tradhtuar, sedra dhe karakteri im prej mashkulli nuk ma bën të lehtë pranimin e fotove dhe komentimin e tyre më pas", tha Shpati.
Ai shprehet se nuk ndihet aspak keq pasi ka qenë ai që e ka kërkuar ndarjen dhe se kupton se pse këngëtare si Adelina Tahiri shprehin keqardhje për ndarjen e çiftit.
“Nuk e kuptoj arsyen se pse i vjen keq asaj për mua . Nuk jam bërë ende për gjynah dhe për marrëdhënien time me Afërditën na takon vetëm ne të dyve të flasim”-shprehet Shpati.
Ai e konsideron ndarjen si definitive.
“Nuk e di se si do të vazhdojë marrëdhënia jonë. Për momentin ne kemi ndërprerë komunikimin, por më vonë s’i dihet. Mund të mbetemi miq. Për më tepër jemi edhe kolegë”, thekson ai për suplementin “Blue Tooth”.