Sunday, March 17, 2013

Eldora thumbon Shpendin, “unë në shtrat me ty, e ty të zë gjumi”

Eldora ndodhet në kuzhinë duke ngrënë mëngjes dhe aty vjen edhe Shpendi. Të dy nisin të ngacmohen, por edhe pjesa tjetër e banorëve i ngacmojnë. Eldora mbrëmë është shtrirë në krevatin e Shpendit, pas disa kërkesave që ai i ka bërë për të fjetur bashkë, por është çuar nga mesi i natës dhe ka shkuar në krevatin e saj. Banorët e kanë interpretuar këtë gjë si hatër mbetje e saj ndaj Shpendit. Elona afrohet dhe e pyet Eldorën që t’i thotë të vërtetën se përse është larguar nga krevati i Shpendit dhe Eldora i thotë se e bezdiste kolla dhe prandaj u largua. Ndërkohë ngacmimet e Eldorës me Shpendin vazhdojnë. Ajo i thotë që të flenë sonte bashkë, por Shpendi ia kthen me shaka duke i thënë se nuk ka kohë këtë javë. Më pas Shpendi flet me ironi me Elenën duke thënë “do Zoti vijnë dy banorë të rinj, një djalë për ty e një vajzë për mua”. Eldora duket se mërzitet me të dhe thotë “Shpendi dashka banore të re”. Më pas Eldora i thotë “gjumash, unë aty ty të zë gjumi” dhe Shpendi i përgjigjet “mos ji kaq e sigurt se isha në gjumë” dhe më pas i thotë se largimi i saj nga krevati nuk ishte aspak korrekte sepse nuk e përshëndeti. Eldora shfajëson veten duke i thënë se ai ishte në gjumë dhe ajo nuk deshi që ta zgjonte. Duket se ngacmimet e Shpendit dhe Eldorës janë bërë të shpeshta dhe banorët kanë filluar të komentojnë se midis tyre ka filluar të ketë një lloj simpatie