Wednesday, March 27, 2013

Geti: Më shumë repera se muzikë


Geti ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Twitter për të shprehur mllefin me nivelin e hip hopit shqiptar, duke thënë se nuk ka më muzikë, por vetëm repera.
“Ma shumë repera se muzik.. #dead #VetemAPomHanRaku (sic.)”, ka theksuar Geti në Twitter.
Fjalët e Getit vijnë vetëm një ditë pas lansimit të tri këngëve të reja në hip hopin shqiptar.
Ishte 2po2 që në një super bashkëpunim me Elvana Gjatën hapën ditën e shtunë, e që vazhdoi më pas me bashkëpunimin tjetër të LumiB, Dj Floë, MC Kreshës dhe Lyrical Son, teksa edhe reperi Taste 2 u kthye me projektin e tij të ri “Po Pritoj”.