Thursday, March 7, 2013

Historia prekëse e vajzave të ndërruara në lindje (FOTO)

2108[1]Dy familje kanë zbuluar se kanë rritur vajzat e njëri- tjetrit, pasi ato ishin ndërruar gjatë lindjes 14 vjet më parë.
Familjet Belyaev dhe Iskanderov nga Uralet Ruse, zbuluan të vërtetën vetëm kur u bë një test ADN-je për të zbuluar atësinë e Irina Belyaeva, kur ishte 12 vjeç.
Mamaja Yulia dhe babai Alexei mbetën të habitur kur panë se nuk po rrisnin vajzën e tyre, por vajzën e Yelena dhe Naimat Iskanderov, të cilët nga ana e tyre po rrisnin vajzën e Yulia dhe Alex, Anna.
Prindërit tani i ‘ndajnë’ gocat, edhe pse janë rritur pak ndryshe sepse familja Belyaev janë të krishterë, kurse Iskanderov janë myslimanë.
Ndërrimi i fëmijëve ndodhi në vitin 1998, më 17 dhjetor.
Kur sollën bebet në shtëpi, nisën pikëpyetjet për pamjen e tyre.
Alexei, burri i Yulias, habitej pse vajza e tyre ishte e zeshkët, kur ata janë të bardhë dhe biondë.
Naimat nga ana e tij, nuk pyeste fare sepse mendonte se vajza ishte e bardhë si sheqeri sepse kishte marrë nga mamaja e saj ruse.
Problemi lindi kur Alexei nisi të akuzonte Yulian për tradhti. Ai shprehej se Irina nuk ishte vajza e tij biologjike dhe kërkoi divorc.
Çështja shkoi në gjyq dhe një test ADN-je zbuloi se kujt i përkiste vajza në të vërtetë.