Sunday, March 24, 2013

Maturanti Më I Lumtur Në Botë


Ndonjëherë thjeshtu duhet të shprehni atë që e dëshironi. Një maturant nga SHBA-të e bëri këtë dhe si duket do të përfitojë. Matura ka marrë hov në çdo anë të botës por në SHBA kjo ka një rëndësi të veçantë. Sivjet një djalosh, i bëri një ofertë që shoqëruese të tij për mbrëmjen e maturës ta ketë bukuroshen Kate Upton. Femrën që do të dëshironin ta kishin numri më i madh i burrave në botë. Kështu që ky djalosh nga dëshira për të qenë afër me të incizoi një video shumë simpatike ku e fton Kate Upton-in që të jetë partnerja e tij për mbrëmjen e maturës.