Saturday, March 2, 2013

Mourinho e di formulën si mposhtet Barca

Alvaro Morata la pas vetes Dani Alvesin dhe dërgoi një pasim të bukur drejt Karim Benzemas, i cili gëzoi tifozët në Santiago Bernabeu (6’). Në vazhdim, pjesa e parë ishte në favor të mysafirëve, të cilët patën një dominim të madh, sidomos falë përqindjes së lartë të posedimit të topit. Lionel Messi mori një top nga Alves dhe e nivelizoi takimin me golin e 50-të në të gjitha garat këtë sezon (18’). Për më shumë, argjentinasi e barazoi rekordin e Alfredo di Stefanos me më së shumti gola të shënuar në ‘el Clasico’, gjithsej 18 gola.