Saturday, March 9, 2013

Polat Alemdar do të bëhet baba, bashkëshortja njëmuajshe shtatzënë

pollatDitë më parë treguam se aktori i njohur Polat Alemdar (Necati Sasmaz) te seriali “Lugina e ujqërve” ishte martuar dhe po shijonte muajin e mjaltit në ishujt Maldive. Nuk kishte akoma një muaj që kur ishte martuar Polat më 12 dhjetor të vitit të kaluar, kur pas kthimit nga pushimi ai bën të ditur se bashkëshortja e tij, Nagehan Kasikci, është një muaj shtatzënë. Martesa surprizë rreth dy muaj më parë zgjoi interes të madh në Turqi, për faktin se bashkëshortja e tij është 20 vite më e re se Polat. Nagehan është mbesa e Omer Lutfi, skenaristit të serialit në të cilin Polat luan rolin kryesor. 42-vjeçari Necati është duke bërë përgatitjet për të pritur të vijë në jetë fëmija i tij i parë