Wednesday, March 20, 2013

Shikoni se si tallet Ronaldinho me portierin (video)

Magjistari me top, Ronaldinho, edhe një herë ia ka bërë të ditur adhuruesve të futbollit që ende është gjallë dhe mund të na impresionoi me talentin e tij. Gjatë fazës stërvitore me klubin e tij Atletico Mineiro, filloi të tallej me portierin e ekipit, duke i shënuar pothuajse secilën herë që i ekzekutoi gjuajtjet e lira. Në shumë raste portieri mbetet i shtangur krejtësisht, pasi që gjuajtjet e të madhit Gauchos janë të pakapshme. Shikoni videon për të shijuar pak nga kjo magji e legjendës braziliane.