Wednesday, March 20, 2013

Snajperisti izraelit duke qëlluar një fëmijë

Një ushtar izraelit ka shkaktuar shumë zemërim, pasi ka postuar një foto ku tregohet koka e një djaloshi palestinez, e vendosur në shënjestrën e një arme. Imazhi është postuar në faqen personale në Instagram të snajperit Mor Ostrovski, por më vonë u hoq nga aty dhe llogaria e hapur u mbyll. Ushtria izraelite ka premtuar se do të hetojë.Ostrovski, 20 vjeç, shërben në njësinë e snajperëve.Fotoja e tij është cilësuar çnjerëzore. Një faqe e Intifadës palestineze thotë se ajo tregon se ideja është që fëmijët palestinezë janë shënjestra. Nuk ka ndonjë të dhënë nëse djaloshi është qëlluar apo nëse fotoja është e vërtetë. Ushtari u ka thënë shefave të tij se ai e ka gjetur foton në internet dhe e ka postuar./Indeksonline/