Wednesday, March 6, 2013

Vajza 12-vjeçe me IQ më të lartë se Einsteini

Neha Ramu
Një vajzë 12-vjeçare me origjinë nga India i ka shokuar britanikët kur në testin e inteligjencës grumbulloi 162 pikë, që është koeficient më i lartë sa që e ka pasur Albert Einsteini.
Neha Ramu ka arritur rekord pikësh në testin IQ të Mensas për moshën e saj.
Disa nga njerëzit me inteligjencë më të lartë – Albert Einstein, Stephen Hawking dhe Bill Gates – kanë IQ prej 160 pikësh.
Planet e Nehas për të ardhmen janë që të merret me mjekësi, sikurse prindërit e saj.