Tuesday, March 19, 2013

Zyrtare: Ja si do të duket iPhone 6

Vetëm prej pak muajsh në treg ndodhet modeli i telefonave iPhone 5. Suksesi i këtij modeli ka bërë që dizenjuesit e kompanisë të hedhin në qarkullim dizajnin e parë të modelit të ri të kësaj marke. Bëhet fjalë për telefonin iPhone 6, i cili është në proces. Federico Cicarese, një dizenjues italian ka publikuar pamjet e para të modelit të ri. Sipas tij, ky model është një koncept i ri për këtë lloj telefoni. Pamja e jashtme e iPhone 6 është një miksim mes imazhit të iPod Nano dhe Nokia Lumia.