Absurde: U përdhunua nga njerku, gjykata dënon të miturën me 100 goditje me kamxhik
Një vendim absurd vjen nga një gjykatë në Maldive ku një 15 vjecare është dënuar me 100 goditje kamxhiku dhe 8 muaj arrest shtëpie pasi pranoi se njërku I saj e kishte përdhunuar. Kështu mediat e huaja raportojnë se vajza banonte në ishullin Feydhoo dhe për vite me radhë ka duruar dhunën psikologjike dhe fizike. Edhe nëna e saj ishte në dijeni të situatës por jo vetëm që nuk e kishte denoncuar bashkëshortin e saj por kishte thurur edhe një plan për të fshehur shtatzaninë e vajzës së saj të mitur.
Kështu fillimisht ajo e hoqi nga shkolla për të mos iu dukur barku që filloi ti rritej dhe pasi fëmija lindi ata e vranë dhe e varrosën atë në kopështin e shtëpisë.