Monday, March 11, 2013

Benzema në burg

sh shpejtë në zonën e rreptësisë, por shumë më i shpejtë në makinë, dhe derisa fakti i parë është një kualitet, i dyti është një problem për qendërsulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema. Policia rrugore në Madrid, e ka akuzuar Benzeman, sepse ky i fundit i befasoi ata pasi me makinën e tij M-40, po ngiste 216 km/h, ku maksimumi i shpejtësisë ishte 100km/h. Kjo shpejtësi marramendëse ishte zbuluar nga një telekamerë e fshehur e trafikut me 3 Shkurt të këtkij viti. Sulmuesi francez i “Los Blancos” rrezikon burg nga 3 deri në 6 muaj, apo punë sociale prej 1 deri në 3 muaj, si dhe konfiskimin e patent shoferit nga 1 deri në 4 vite. Benzema ishte në timonin e Audi të tij sportive dhe ndoshta siç kanë shkruar disa media në Spanjë, ai dëshironte të shfryente tërë mllefin e tij pasi një natë më parë Reali humbi befasisht nga Granada