Monday, March 18, 2013

Del në treg tastiera me shkronja shqipe (Foto)

Firma e njohur jug-koreane Samsung ka prodhuar tastierë me të gjitha germat e gjuhës shqipe, përfshirë edhe ato “ë” dhe “ç”, të cilat shpesh është dashur të përdoren me anë të ndihmës së alt+135 dhe alt+137 apo me shenja të tjera të tastaturës, që pastaj është dashur të zëvendësohen me replace. Tastiera shqip, sipas standardit të Microsoft, nuk dihet nëse ka mbërritur edhe në ndonjë nga dyqanet në Prishtinë, por mediet tiranase informojnë se atje kanë mbërritur në dyqanin Optimal në Tiranë dhe se çmimit i një tastiere të tillë kushton 8 euro.